U mbajt mbedhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e babit të heroit Hakif Zejnullahu

by admin
Spread the love

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Sabit Zejnullahu, babait të heroit Hakif Zejnullahu, shkruan EkonomiaOnline.

Duke vlerësuar
lart jetën dhe veprën e atdhetarit Sabit Zejnullahu, Kryetari Bulliqi tha se
bacin Sabit e kujtojmë edhe si njeri të urtë, të devotshëm, të guximshëm, të
vendosur, njeri  të cilin gjatë tërë
jetës u përcoll me sfida e peripeci nga më të ndryshmet, duke vlerësuar këtu
kontributin para dhe pas luftës në Kosovë.

“Por, pjesa më e
ndritshme e jetës dhe angazhimit të tij, pa dyshim ishte koha kur konaku i tij,
ishte shndërruar në bazën e planifikimit dhe organizimit të aksioneve nga
pushka e parë e lirisë të prira nga komandant Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu
dhe Edmond Hoxha. Ai ishte aty për t’i dëgjuar e këshilluar tre djemtë heronj
të Llapit e Gollakut, të cilët me aksionet e tyre tronditën armikun” tha
kryetari Bulliqi.

Sipas tij, Sabit
Zejnullahu dha kontribut të madh, duke qenë simbol përbashkimit dhe me
energjinë dhe pozitivitetin që ai rrezatonte u shndërrua në burim frymëzimi, e
model për t’u marr shembull, jo vetëm nga rrethi e familja por mbarë vendi.

“Familjet
llapjane përherë ishin në krye të detyrës dhe streh e përpjekjeve për çlirim në
ditët më të rënda për vendin. Ato mbesin bazamenti më i fortë i arritjeve tona
historike dhe guri themeltar për ndërtimin e të ardhmës tonë të sigurtë”.

Fjalë rasti në këtë mbledhje komemorative, mbajti edhe mbesa e tij, njëherit edhe deputete e Kosovës, Floretë Zejnullahu dhe Xhemshit Gashi përfaqësues i shoqatave të luftës.

You may also like