U mbajt ceremonia e nënshkrimit të bursave me 24 bursistët “Shpresa Olimpike 2022”

by admin
Spread the love

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka mbajtur sot ceremoninë e nënshkrimit të bursave me 24 bursistë, të cilët cilësohen si “Shpresat Olimpike 2022”.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, me këtë rast tregoi se këto bursa do të përkrahen nga vetë KOK-u.

Krasniqi: Bursistët do të përfitojnë nga 150 euro në muaj

“Këto janë 24 bursa në total të cilat gjatë tërë këtij viti do të mbështeten nga KOK-u. Të gjithë bursistët do të përfitojnë nga 150 euro në muaj, shumë kjo që është rritur në dallim nga herët e kaluara”, tha Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi tregoi se me bursat e sotme, numri i bursistëve në përgjithësi rritet në 46, ndërsa shtoi se shpreson që këto bursa do të jenë motivim shtesë për sportistët, për të arritur rezultate sa më të mira në të ardhmen.

Krasniqi: Komiteti Olimpik i Kosovës me këto 24 bursa ka çuar numrin në 46

“Komiteti Olimpik i Kosovës me këto 24 bursa ka çuar numrin në 46, në total numrin e bursistëve, përfshirë këtu edhe 22 bursa të Parisit 2024. Unë shpresoj dhe besoj që këto bursa që do t’i nënshkruajmë sot do të jenë motiv shtesë për sportistët për të punuar dhe për të arritur rezultate të tjera si dhe në të ardhmen të jeni edhe ju kandidatë për të fituar normat olimpike”, tha Krasniqi.

KOK-u do t’i shpërblejë me nga 150 euro në muaj bursistët në fjalë, të cilët i përkasin sporteve të ndryshme si xhudo, taekwondo, atletikë, boks, skitari, tenis, beach vollej, mundje, shenjëtari sportive, ping-pong dhe gjimnastikë.

You may also like