“U largova me kokën lart”/ Braziliani flet pas largimit nga Tottenham: Peng që nuk fitova asnjë titull!

by admin
Spread the love

Lucas Moura mbërriti tek Tottenham në vitin 2018, kur Spurs-at e transferuan nga Paris Saint-Germain për shifrën e 23 milionë paundëve.

Braziliani u shndërrua në një prej protagonistëve të skuadrës angleze, megjithatë këtë verë karriera e tij me Tottenham mbërriti fundin duke qenë se klubi londinez nuk e rinovoi kontratën e 30-vjeçarit.

Megjithatë, nga periudha e tij me Tottenham, Mouras i mbetet “peng” që nuk fitoi titull me anglezët, raporton Supersport.

Në një intervistë të fundit për “LEquipe”, braziliani thekson se largohet me kokën lart nga Londra ndërsa nuk përjashtoi firmën me një tjetër skuadër të Premier League-s.

“Unë largohem nga Tottenham me kokën lart dhe me ndjesinë që kam bërë një punë të mirë. Ndërtova diçka të rëndësishme dhe shënjova histori me Tottenham. E pranoj se më dhemb të largohem nga ajo skuadër, nga qyteti dhe nga shokët e skuadrës.

Megjithatë, Tottenham do të mbetet një eksperiencë shumë pozitive në mendjen time. Jam rritur dhe përmirësuar shumë aty. Pengu i vetëm është se nuk munda të fitoj tituj, është për të ardhur keq. E ardhmja? Nuk përjashtoj asnjë alternativë, as nga Anglia”, u shpreh Moura.


Top Channel

You may also like