U kualifikuan në fazën tjetër, ja notat për Gjimshitin dhe Kumbullën

by admin
Spread the love

Atalanta ka kaluar në fazën çerekfinale pasi mposhti minimalisht në transfertë Bayer Leverkusenin në minutat e fundit. Në këtë ndeshje, Berat Gjimshiti u aktivizua në minutën e 10-të pasi zëvendësoi të larguarin Toloi.

Të njëjtin fat pati edhe Roma që u kualifikua në fazën tjetër në Conference League. Mbrojtësi tjetër i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla u aktivizua përgjatë 90 minutave në këtë takim. Por si janë vlerësuar dy mbrojtësit shqiptarë nga mediat italiane?

La Gazzetta dello Sport ka dhënë të njëjtin vlerësim për të dy mbrojtësat e kombëtares shqiptare. Më konkretisht notën 6.

Gjimshiti shfrytëzoi mjaft mirë fizikun e tij për të ndaluar Diabyn, ndërsa Demirbayin e ndjek deri në dhomat e zhveshjes, thuhej në argumentin e gazetës. I vetmi rast negativ, ishte kur humbi Diabyn në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa në pjesën e mbetur, ishte gjithmonë në vendin e duhur.

Nga ana tjetër, Kumbulla zhvilloi një ndeshje pa gabime. Gjithmonë pozicional dhe nuk i lë aspak hapësira lojtarëve kundërshtarë për të sulmuar. /oversport.tv

You may also like