U godit në palestër, përgadit padi në gjykatë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Pauza mes dy pjesëve në ndeshjen e basketbollit Prishtina-Ylli u shoqërua me një incident.

Suharekasi E. B. thotë se u sulmua nga tifozët e kryeqytetit, pasi po bartte  fanellën e klubit si pjesë e të cilit edhe kishte ardhur në palestër.

Ky thotë se për disa sekonda mbeti pa vetëdije. Më pas mori trajtim mjekësor, teksa shprehet se nuk ka lëndime serioze.

Por, kritika ka për nivelin e sigurisë në Pallatin e Rinisë .

Në raporti policor, ky rast është cilësuar si përleshje mes simpatizantëve, edhe pse E. B mohon se ka marrë pjesë si tifoz.

Klan Kosova nuk ka arritur të marrë përgjigje nga KB Prishtina, Federata e Basketbollit dhe Policia për këto kritika të suharekasit.

Megjithatë, ky thotë se do të iniciojë proces gjyqësor ndaj klubit dhe federatës që kanë lejuar të zhvillohet gjysmëfinalja pa prezencë të duhur policore.

 

You may also like