U dërgoi mesazhe erotike punonjëseve të Ajaxit, FIFA nuk pranon apelimin e ish-it të Barçës dhe Arsenalit

by admin
Spread the love

Komisioni i apelit i FIFA-s ka refuzuar apelimin e Marc Overmars kundër pezullimit të tij njëvjeçar.

Zëdhënësi i tij, Frank Neervoort, shpjegoi: “Kemi marrë një mesazh me dy fjali.

Fjalia e parë thotë se ankesa është refuzuar, ndërsa e dyta thotë se shpenzimet e bëra do të përballohen nga zoti Overmars”.

Holandezi ishte pezulluar për një vit dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë asnjë rol në nivel ndërkombëtar deri më 1 janar 2025.

Dënimi ndaj ish-it të Ajaxit, Arsenalit dhe Barcelonës lidhet me skandalin që shpërtheu në Holandë për shkak të mesazheve të papërshatshme (video me përmbajtje seksuale) që ai u kishte dërguar disa punonjëseve të klubit të Ajaxit (mbante rolin e lartë të drejtorit sportiv).

Ai dha dorëheqjen nga posti në shkurt 2022, pasi pranoi se kishte dërguar një “seri mesazhesh të papërshtatshme” dhe tha se kishte “turp” për sjelljen e tij.

Megjithatë, një muaj më vonë ai u emërua drejtor teknik i Royal Antwerp, skuadër që fitoi kampionatin e fundit belg. Gjykata Holandeze e Sporteve (ISR) vendosi ta pezullonte ish-anësorin nga çdo rol për dy vjet (një vit ka kaluar nga marrja e vendimit).

Mbetet për t’u parë nëse Overmars tani do të vendosë t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Neervort siguron se ky proces do të kishte “kosto të larta”.

Avokati i ish-futbollistit i kërkoi FIFA-s të japë me shkrim arsyet e vendimit për refuzimin e ankesës së klientit të tij. Sapo të mësohen detajet, do të vendosin se çfarë veprimesh të ndërmarrin.

You may also like