“U çudita kur e dëgjova”, Fatos Klosi reagon për satelitët që paralajmëroi kryeministri Rama se do t’i nisë në hapësirë

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se brenda vitit të ardhshëm vendi ynë do të nisë dy satelitë në hapësirë. Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi deklaroi sot në emisionin “Breaking”, se satelitët na duhen, por problem është se Shqipëria nuk ka para.

Deklarata e Klosit:

“Në fakt ato na duhen, di 100 arsye se pse na duhen. Por ato kërkojnë shumë lekë. Sot satelitët po përdoren për gjëra të çuditshme, për të parë sesa është lagështia e tokës në një vend. Edhe Shqipëria ka nevojë për satelitë, por Shqipëria nuk ka para. E kuptuam që do lëshohen dy satelitë.

Jo nga ne se kjo u kuptua. Brenda një sateliti vendosen dedektorë të ndryshëm që bëjnë shumë punë. Kur e dëgjova u çudita. Fillimisht u tha se do na i lëshojnë turqit, por më pas u zbulua se është Elon Musk. Ky është fillimi. Më vonë do të lëshojmë të tjerë. Unë di diçka për satelitët “, tha Klosi.

You may also like