U bë pjesë e “Dancing with the Stars”, Julka Gramo tregon se kush e bindi

by admin
Spread the love

Artistja e njohur, Julka Gramo është një ndër konkurrentet e këtij edicioni të “Dancing with The Stars” në ekranin e Top Channel. Julka së fundmi ka qenë e ftuar në “Live From Tirana”, ku ka treguar momentin e parë që ka marrë telefonatën nga produksioni për të qenë pjesë e spektaklit.

“Ka qenë një mesazh nga Eurilda, producentja ekzekutive e “Dancing With The Stars”. Nuk e fsheh, më pëlqente shumë si ide. Ftesa më erdhi shumë ëmbël. Dolëm, e dëgjova çfarë kishte për të thënë, por kisha shumë pikëpyetje në mendje. Vetëm për shkak të kohës kryesisht, sepse secili prej nesh ka impenjimet e veta. Pikëpyetjet e para janë çështje organizimi.

Përveç projekteve të mia radiofonike, unë jam e impenjuar si nënë dhe kjo ishte pikëpyetje shumë e madhe. Por, pastaj kur bisedova me nënën time, më tha të mos e çaja kokën fare sepse ajo ishte aty. Më pas ishte ideja se kush do ishte pjesë e kastit, asnjëri nga ne nuk e dinte.

Pastaj ishte balerini, sesi do të ishte energjia mes njëri-tjetrit. Hera e parë kur u takova me Silvesterin m’u duk shumë serioz dhe mendova çfarë do bëj unë me këtë. Por pastaj u ambientuam”, u shpreh Julka Gramo.

You may also like