U akuzua se ushtroi dhunë ndaj të dashurës së tij dhe një personi tjetër – ku është Ryan Giggs?

by admin
Spread the love

Shumë ish-futbollistë të njohur europian kanë marrë rolin e trajnerit, përfshi: Steven Gerrard, Michael Carrick, Frank Lampard, e shumë të tjerë. Por, ku është Ryan Giggs? 

Më 3 nëntor të 2020, Giggs u arrestua për dy akuza. Ai u dyshua se shtroi dhunë ndaj të dashurës së tij dhe një personi tjetër. Këto akuza ai i mohoi menjëherë, prandaj Gjykata vendosi që në prill të 2021 të mbajë një seancë tjetër.

Në atë seancë ai sërish u akuzua për lëndime trupore të shkaktuara dy grave (ish-gruas dhe motrës së ish-gruas) dhe sjelljeve brutale ndaj tyre. Pikërisht në këtë muaj, ai sërish i mohoi këto akuza.

Para disa jave, 47-vjeçari u fotografua në rrugët e Manchesterit së bashku me të dashurën e tij të re, Zara Charles.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit gjatë viteve 1990-2014, më 24 janar të vitit 2022 do të paraqitet në Gjykatë, ku dhe do të mësohet dënimi i tij./LIG Sport

You may also like