Twitter/ Elon Musk: “Kushdo që bën parodi pa u specifikuar si llogari e tillë do të pezullohet”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Elon Musk thotë se përdoruesit e Twitter që përfshihen në imitime pa e specifikuar qartë atë si një ‘llogari parodije’ do të pezullohen përgjithmonë.

Ashtu siç kishte paralajmëruar Elon Musk, që pas blerjës së Twittter, ka bërë ndryshme në këtë të vazhdueshmë në këtë aplikacion.

Disa llogari që kishin ndryshuar emrin e tyre në ‘Elon Musk’ dhe talleshin me miliarderin janë pezulluar ose paralajmëruar, duke përfshirë ato të komikes amerikane Kathy Griffin dhe ish-lojtarit të NFL Chris Kluëe.

Twitter më parë lëshoi ​​një paralajmërim përpara se të pezullonte llogaritë, por tani nuk do të ketë  asnjë paralajmërim, njoftoi ai në një seri postimesh.

Për politikën e re të ‘llogarive të parodisë’, Musk shkroi në Twitter: “Më parë, ne lëshuam një paralajmërim përpara pezullimit, por tani që po bëjmë verifikim të gjerë, nuk do të ketë asnjë paralajmërim”.

Llogaritë e tjera, duke përfshirë një parodi të ish-presidentit amerikan Donald Trump nga komediani Tim Heidecker, ende nuk janë pezulluar.

Musk ka thënë më parë se ai kundërshton ndalimet e përhershme në Twitter, përfshirë atë të llogarisë zyrtare të Trump. Musk tha javën e kaluar se llogaritë e ndaluara nuk do të rivendoseshin derisa të kishte një proces të qartë për ta bërë këtë.

 

 


Top Channel

You may also like