Tv Klan blen të drejtat ekskluzive për Euro 2024 – Shqip

by admin
Spread the love

Dy lajme të mira këtë mbrëmje! Televizioni Klan ka marrë të drejtat ekskluzive për transmetimin e Kampionatit Europian të Futbollit, Euro 2024. Lajmin po ashtu ekskluziv e dhanë dy komentatorët e ndeshjes, Alban Xhihani dhe Andi Lila, në përfundim të takimit Moldavi-Shqipëri, që u mbyll barazim 1-1.

“Jemi në Gjermani! Nuk ka më asnjë kryqëzim, asnjë pengesë që na ndal, Shqipëria do të jetë në Euro 2024. Do ta shijojmë dhe do ta përjetojmë së bashku, sepse përveç këtij lajmi të mirë, do duhet të ndajmë edhe një lajm të shkëlqyer: Tv Klan sapo ka firmosur edhe të drejtat ekskluzive për Kampionatin Europian të Futbollit, në Qershor dhe Korrik, do ndjekim Shqipërinë tonë atje. Dy lajme të mira në këtë mbrëmje!“

Mjaftonte një pikë për Shqipërinë që të kualifikohej në Euro 2024 që do të luhet në Gjermani dhe tashmë kjo u bë realitet.

Ndaj, ashtu si gjithë këtë sezon emocionues, Kombëtaren do ta ndiqni sërish në Tv Klan në Kampionatin Europian vitin e ardhshëm si ekranin që do të transmetojë të gjithë këtë turne nga 14 Qershori deri më 14 Korrik./tvklan.al

You may also like