Turqia thotë se ka shpëtuar barkën me 134 emigrantë të shtyrë ilegalisht drejt lindjes nga pala greke (fotot)

by admin
Spread the love

Roja bregdetare turke tha sot se ka shpëtuar 134 emigrantë të jashtëligjshëm që ishin shtyrë në ujërat territoriale turke nga Greqia.

Mediat turke thonin se kishin kapur 32 shtetas të huaj që kalonin ilegalisht me gomone, të cilët ishin shtyrë ilegalisht nga elementë grekë drejt zonës së Bodrum në jugperëndim të Mugla.

113 emigrantët e shtyrë në ujërat territoriale turke ishin shpëtuar, teksa 37 emigrantë ishin kapur në provincën e İzmir.

Autoritetet turke thanë se të gjithë emigrantët ishin dërguar në zyrat provinciale të emigracionit.

Turqia ka qenë një pikë tranziti e refugjatëve dhe azilkërkuesve që përpiqen të kalojnë në Evropë, veçanërisht ata që i largohej luftës dhe persekutimit.

Autoritetet turke thonë se grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar shpesh për shtyrjen e emigrantëve drejt Turqisë nga roja bregdetare greke, çka përbën shkelje të vlerave dhe ligjeve humanitare, duke rrezikuar jetën e njerëzve në kushte të vështira.//Anadolu//