Turqia përcjell merakun e madh për Kosovën – Shqip

by admin
Spread the love

Turqia përcolli një mesazh të fortë nga Prishtina për Kosovën.

Ishte ministri i Mbrojtjes i Ankarasë Yasar Guler që dha garanci se kufijtë e Kosovës nuk do mund të preken.

“Ne e përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës, unifikimin me institucionet euroatlantike dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh  Guler.

Në një konferencë për shtyp me homologun kosovar Ejup Maqedonci, ai theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Ankarasë në të gjitha fushat. Gjithashtu foli për detyrën e komandantit të ri të KFOR-it.

“Theksuam faktin se duke nisur nga Kosova, paqja lumturia dhe siguria në Ballkan për ne është çështje që ka peshë të madhe… Ne themi se dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në këtë rajon dhe ritheksuam faktin se detyrën e komandantit të KFOR-it, e kemi marrë përsipër dhe do ta realizojmë me neutralitet dhe transparencë të plotë”, theksoi ai. /tesheshi.com/

 

You may also like