Turqia i “mbylli derën” për në NATO, presidenti finlandez i vendosur: Do të zhvillojë bisedime të “të hapura dhe të drejtpërdrejta” me Erdogan

by admin
Spread the love

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, tha se do të zhvillonte bisedime “të hapura dhe të drejtpërdrejta” me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të diskutuar ofertën e Finlandës për anëtarësim në NATO.

“Unë deklarova se si aleatë të NATO-s, Finlanda dhe Turqia do të angazhohen për sigurinë e njëra-tjetrës dhe marrëdhënia jonë do të forcohet kështu”, shkroi Niinisto në Twitter pas thirrjes së bërë publike.

“Finlanda dënon terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij,” shkroi ai, duke shtuar: “Dialogu i ngushtë vazhdon”.

Kujtojmë se presidenti turk, Erdogan, ka vënë në dyshim nëse Finlanda dhe Suedia duhet të lejohen të bashkohen me aleancën ushtarake.

Rruga Press

You may also like