TURQI – Shkalla e papunësisë në nivelin më të ulët që nga marsi 2018

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Shkalla e papunësisë në Turqi shënoi një rënie në korrik duke arritur nivelin më të ulët në mbi katër vjet, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave Turke.

Norma e papunësisë e rregulluar sezonalisht ra në 10,1% në korrik nga 10,4% në qershor.

Në muajin korrespondues të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë ishte 11,5%.

Për më tepër, kjo ishte shkalla më e ulët e papunësisë që nga marsi 2018, kur ishte 10%.

Numri i të papunëve u ul me 113,000 në 3,445 milionë në korrik nga 3,558 milionë të papunë që ishin në qershor.

Të dhënat treguan gjithashtu se shkalla e punësimit ra në 47,3% në korrik krahasuar me 47.6% një muaj më parë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like