TURQI- Rritet shkalla e papunësisë për të dytin muaj radhazi

by admin
Spread the love

ANKARA, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ –Shkalla e papunësisë në Turqi u rrit për të dytin muaj radhazi në tetor, megjithëse në mënyrë margjinale, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave Turke.

Norma e papunësisë e rregulluar sezonalisht u rrit në nivelin më të lartë të katër muajve prej 10,2% në tetor nga 10,1% në shtator. Në muajin korrespondues të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë ishte 11,2%.

Numri i të papunëve u rrit me 57 000 duke arritur në 3.534 milionë në tetor krahasuar me 3.477 milionë në shtator.

Të dhënat treguan gjithashtu se shkalla e punësimit u ngjit në 48% në tetor nga 47,7% një muaj më parë.

Norma e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ishte 53,5% kundrejt 53,1% në shtator.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakSpiropali-Berishës: Ne besojmë se vota është ndëshkuesi në politikë

You may also like