TURQI – Erdogan: Suedia të mos besojë në mbështetjen tonë për anëtarësimin në NATO pas djegies së Kuranit

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 23 janar /ATSH-DPA/-Suedia të mos besojë në mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin në NATO, pasi një politikan ekstremist i krahut të djathtë dogji një kopje të Kuranit në Stokholm, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Nëse nuk tregoni respekt për Republikën Turke apo besimet fetare të myslimanëve, atëherë nuk mund të merrni asnjë mbështetje nga në anëtarësimin drejt NATO-s”, tha Erdogan në Ankara.

Suedia ka nevojë për miratimin e Turqisë për t’u bërë anëtare e NATO-s. Por tensionet midis dy vendeve janë rritur javët e fundit, duke penguar kërkesën e Stokholmit.

Pengesa e fundit vjen pas një proteste të vogël në kryeqytetin suedez të shtunën, e udhëhequr nga Rasmus Paldudan, një politikan dhe aktivist anti-islamik nga Danimarka.

Media suedeze tha se një kopje e librit të shenjtë të Islamit u dogj pranë ambasadës turke.

“Marifeti ishte një turp”, tha Erdogan.

Suedia dhe Finlanda fqinje aplikuan për anëtarësim në NATO në maj të vitit të kaluar, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Të 30 anëtarët e NATO-s duhet të ratifikojnë kërkesat. Vetëm Turqia dhe Hungaria nuk e kanë miratuar ende zgjerimin.

Turqia ka akuzuar Suedinë për mbështetjen e grupeve të cilat Ankaraja i konsideron terroriste, duke përfshirë kryengritësit kurdë dhe një grup të fajësuar për një grusht shteti të dështuar ushtarak, në vitin 2016. Ajo po kërkon ekstradimin e një numri individësh.

Tensionet midis Stokholmit dhe Ankarasë janë rritur, veçanërisht gjatë dy javëve të fundit, pas një proteste në të cilën një imazhi i Erdogan u var nga këmbët në Stokholm.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like