TURQI – Arrestohen 147 ekstremistë të dyshuar të Shtetit Islamik

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 26 mars /ATSH-DPA/- Policia turke ka arrestuar 147 ekstremistë të dyshuar të Shtetit Islamik gjatë një bastisjeje në 30 qytete dhe provinca, tha sot Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Yerlikaya njoftoi se të dielën u arrestuan 40 të dyshuar të tjerë të Shtetit Islamik.

Arrestimet pasuan sulmin terrorist të javës së kaluar në një sallë koncertesh në Moskë për të cilin Shteti Islamik mori përgjegjësinë.

Burimet turke të sigurisë thanë se dy nga sulmuesit e dyshuar të Moskës kishin qëndruar për një kohë të shkurtër në Turqi dhe kishin udhëtuar së bashku nga Stambolli në Moskë më 2 mars.

“Të dy ishin në gjendje të udhëtonin lirshëm pasi nuk kishte asnjë urdhër arresti për ta”, thanë burimet.

Kohët e fundit, Turqia ka shtuar bastisjet kundër të dyshuarve të Shtetit Islamik.

Vendi ka dëshmuar në të kaluarën disa sulme terroriste vdekjeprurëse të lidhura me grupin.

Ankaraja fajëson grupin për sulmin në një kishë katolike në Stamboll që shkaktoi vdekjen e një personi në fund të janarit.//a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like