TURQI – Akar: Ankaraja dhe Athina të zgjidhin problemet pa ndërhyrjen e palëve të treta

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 14 tetor /ATSH-AA/-Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar theksoi sërish rëndësinë e dialogut me Greqinë, pa ndërhyrjen e palëve të treta.

Pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, në Bruksel, Akar tha për gazetarët se Turqia beson se problemet midis Ankarasë dhe Athinës, dy aleatët e NATO-s, mund të zgjidhen nëpërmjet të drejtës ndërkombëtare, mjeteve paqësore dhe dialogut.

“Thelbësore është qe problemet të zgjidhen problemet, pa ndërhyrjen e palëve të treta”, shtoi Akar.

“Mekanizmat e dialogut të ndërsjellë tashmë ekzistojnë”, tha ai, duke shtuar se Akaraja shpreson të presë një delegacion grek për raundin e katërt të takimeve lidhur me masat e ndërtimit të besimit.

Akar tha se Ankaraja dëshiron një rajon paqësor, të qëndrueshëm dhe të begatë dhe të shohë pasurinë e Egjeut dhe Mesdheut Lindor të ndahet në mënyrë të drejtë nga vendet në fjalë.

Ai kërkoi që palët e treta, përfshirë BE-në, të zhvillojnë një perspektivë të paanshme për marrëdhëniet turko-greke për të kontribuuar në zgjidhjen e problemeve ekzistuese.

Gjithashtu duke komentuar aplikimin e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, Akar tha se shqetësimet e Turqisë në luftën kundër terrorizmit duhet të merren seriozisht.

Në lidhje me procesin në vazhdim të shitjes së avionëve F-16 , Akar tha se shitja do të forcojë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like