Turneu i tenisit/ ‘Australian Open’ ndalon flamurin e Rusisë nga turneu pas një incidenti në fushë

by admin
Spread the love

Atletët rusë dhe bjellorusë nuk kanë qenë në gjendje të luajnë nën flamujt e vendeve të tyre në disa sporte, përfshirë tenisin, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

“Pushtimi rus i Ukrainës është i neveritshëm”, tha kryeministrja në detyrë Jancinta Allan. “Ai shkel detyrimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Është mundësuar dhe mbështetur nga Bjellorusia. Kjo dërgon një mesazh shumë, shumë të qartë se të drejtat e njeriut janë të rëndësishme, qoftë në sport, apo më gjerë në komunitetin tonë.”

Ndalimi vjen pasi tenistja ukrainase Marta Kostyuk tha se nuk do të shtrëngonte duart me kundërshtarët nga Rusia dhe Bjellorusia, të cilët ajo beson se nuk kanë bërë sa duhet për të dënuar pushtimin.

You may also like