Turivarje gjermane prej mesazheve të forta erdoganiste nga vendi i Holokaustit – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u përcolli gjermanëve si dhe Perëndimit nga Berlini, të vërtetën e hidhur për ta në lidhje me Izraelin, se janë ata borxhli ndaj tij, duke ia avokuar kësisoj krimet e jo Turqia.

Duke folur në një konferencë për shtyp gjatë një vizite në vendin nga ku u prodhua Holokausti, ai denoncoi faktin se mediat perëndimore nuk flasim fare për para 7 tetorin.

“Dhe këtu do të flas qartë. Sepse 7 tetori cilësohet si fillim historik. Për periudhën pas 7 tetorit nuk flitet fare. Deri më tani, për fat të keq, janë vrarë 13.000 fëmijë, gra dhe pleq palestinezë”, tha presidenti turk.

Ai kujtoi vendet e kultit të dëmtuara ose të shkatërruara, xhamitë, kishat dhe spitalet. Ai tha se sulmi ndaj spitaleve dhe vrasja e fëmijëve nuk është në Torah: “Nuk ka asgjë nga këto në Torah. Ndaj si qëllohet mbi ata fëmijë? Si i vrasin ata në spitale? A do të qëndrojmë të lidhur me duar përballë kësaj? A nuk do të ngremë zërin kundër kësaj? Nëse duart dhe gjuha na mbeten të lidhura, nuk mund t’ia shpjegojmë historisë. Lufta izraelito-palestineze nuk duhet të vlerësohet nga psikologjia e borxhit. E shihni, unë flas lirshëm. Sepse ne nuk kemi borxh ndaj Izraelit. Ndërsa ata që kanë një borxh nuk mund të flasin lirshëm. Nuk e prodhuam ne Holokaustin, ndaj nuk i kemi borxh askujt”, tha Erdogan, duke ia bërë të qartë kështu Gjermanisë frustrimin e saj historik ndaj Izrelit.

Duke dalë te pengjet, Erdogan kujtoi se janë qindra palestinezë që mbahen padrejtësisht të burgosur nga Izraeli, mes tyre shumë fëmijë.

“Si Turqi, ne kemi deklaruar që në fillim të ngjarjes se nuk i miratojmë sulmet ndaj civilëve. Prioriteti ynë është të sigurojmë një armëpushim dhe qarkullim të qetë të ndihmave humanitare.

Ajo që ka ndodhur na ka treguar edhe një herë se një zgjidhje me dy shtete bazuar në kufijtë e vitit 1967 tani është e pashmangshme. Si Turqi, synimi ynë është të krijojmë një klimë ku Izraelitët dhe palestinezët jetojnë krah për krah në paqe dhe ku mbizotëron paqja dhe besimi. Ne duhet ta arrijmë këtë. Mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha Erdogan.

 

Nga ana tjetër, Kancelari gjerman Olaf Scholz, një lider tejet i dobët, skematik dhe i mërzitshëm, shpërfaqi dhe njëherë frustrimin e tij, në emër dhe të llojit të politikës që përfaqëson, teksa i mëshoi “të drejtës Izraelite për vetëmbrojtje”, tezës më abuziviste e më kriminale që është prodhuar në histori.

“Ajo që ne po themi është se jemi të trishtuar nga ajo që po kalon populli i Gazës. Një zgjidhje me dy shtete duhet të jetë qëllimi përfundimtar. E drejta e Izraelit për të ekzistuar është thelbësore. Nuk ka asnjë vend për antisemitizmin në vendin tonë”, tha ai, duke abuzuar dhe me termin “antisemitizëm”, prodhuar nga vendi i tij, paraardhësit e tij, jo nga Turqia apo vendet islame. /tesheshi.com/

 

 

You may also like