Turbina i falet një penalltie, Oriku hedh Pogradecin në Kategorinë e Dytë

by admin
Spread the love

Festojnë Turbina dhe Oriku, që do të jenë sezonin e ardhshëm pjesë të Kategorisë së Parë. Cërrikasit ia dolën në fund kundër Devollit, duke fituar me rezultatin 1-0.

Një penallti zgjidhi fatet e kësaj ndeshjeje. Marquinhos nuk fali nga pika e bardhë, duke ndëshkuar skuadrën nga Bilishti që do të garojë në Kategorinë e Dytë edhe sezonin e ardhshëm.

Pogradeci ka rënë një kategori më poshtë, pasi u mposhtë 1-2 nga Oriku. Ekipi vlonjat e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të me penallti, përmes Qejvanit.

Çaushaj shënoi një tjetër gol po në 45 minutat e para, ndërsa Pogradeci nga minuta e 56-të luajti me një lojtar më pak për shkak se Abazaj u ndëshkua me karton të kuq. Braziliani Viera e hapi ndeshjen me golin e shënuar, por Pogradeci nuk ia doli të realizonte dhe sezonin e ardhshëm do të luajë një kategori më poshtë.

Pogradeci-Oriku 1-2
Shënues:
Viera 73’ / Qejvani (pen.) 25’, Çaushaj 38’

Turbina-Devolli 1-0
Shënues:
Marquinhos (pen.) 90’

/ oversport.tv

You may also like