TUNIS – Tunizia bllokon 28 nisje drejt Italisë

by admin
Spread the love



TUNIS, 24 mars /ATSH-ANSA/ – Rojet bregdetare tuniziane penguan 28 përpjekje për migrim të parregullt duke kapur 1 178 njerëz në brigjet e rajonit Sfax, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane, përveç 18 tunizianë, në bordin e disa varkave.

Lajmi u bë i ditur nga drejtimi i Gardës Kombëtare të Tunizisë, duke saktësuar se gjatë operacionit të shpëtimit janë gjetur edhe dy trupa.

Gjithashtu në kuadër të luftës kundër fenomenit të migrimit të parregullt, Garda Kombëtare arrestoi në Sfax 9 persona me akuzën e përfshirjes në trafikim të qenieve njerëzore, si organizatorë të kalimeve të paligjshme apo ndërmjetës.

I njëjti burim bën të ditur se ka sekuestruar 15 varka metalike, 25 motorë varkash dhe një sasi të caktuar karburanti.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakTiranë, 11 drejtues mjetesh të arrestuar apo të proceduar për shkelje rrugore


You may also like