Tuhina: Asnjë shtet nuk ka dalë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

by admin
Spread the love

Sot në agjendën e BE-së ka qenë diskutimi i çështjes së liberalizimit të vizave të Kosovës, mbledhje kjo nga e cila Franca pati edhe disa kërkesa shtesë.

Korrespodentja e televizionit publiknë Bruksel, Gjeraqina Tuhina tha  se asnjë shtet nuk është shprehur kundër liberalizimit të vizave.

“Takimi kishte filluar në orën 14 e 30 dhe ka përfunduar para një çerek ore. Ajo çfarë ka dalur, siç merret vesh nga burime jozyrtare është se kryesisht asnjë shtet nuk është prononcuar kundër liberalizimit të vizave. Sido që të jetë merret vesh se Franca ka dalur me disa kërkesa e rezerva shtesë. Këto kërkesa shtesë  kanë të bëjnë më faktin se Franca do të dëshironte që të lidhë regjimin e vizave me Kosovën me funksionalizimin e ETIAS-it”, tha ajo në RTK.

You may also like