Tuchel: Merkato e Chelsea? Jemi si spektatorë, kemi një rol pasiv

by admin
Spread the love

Chelsea është ende në procesin e shitjes dhe ende në klub askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Me merkaton e verës që po afron, askush nuk është i sigurt si për largimet e mundshme, ashtu edhe për afrimet që mund të bëhen nga klubi.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i “Bluve të Londrës”, Thomas Tuchel. Ai u shpreh i shqetësuar për situatën, si dhe shtoi se roli i tij dhe lojtarëve është thjesht si një rol spektatori në këtë situatë ku ndodhet klubi londinez.

“Ne jemi si spektatorë. Kemi një rol pasiv që nuk na pëlqen, është i çuditshëm. Buxheti për merkaton verore? Deri më sot nuk e di sa do të zgjasë”, u shpreh ndër të tjera Tuchel. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter

You may also like