Tuchel i sigurt, CEO i Bayern u jep fund lajmeve që “shkarkojnë” trajnerin gjerman

by admin
Spread the love

Rezultatet zhgënjyese të javëve të fundit të Bayern Munich duket se nuk do të ndikojnë te Thomas Tuchel.

Drejtuesit bavarez kanë konfirmuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me trajnerin gjerman, ndërsa i kanë dhënë siguri këtij të fundit për të ardhmen.

Në një prononcim të bërë për mediet pas humbjes 3-2 ndaj Bochum-it në kampionat, që erdhi menjëherë pas disfatës ndaj Lazio-s në Champions League, CEO i klubit bavarez, Jan-Christian Dreesen deklaroi se Tuchel do të vazhdojë punën.

“A do të jetë në pankinë javën e ardhshme? Sigurisht”,-ishte përgjigja e Dreesen. /Supersport


Top Channel

You may also like