Tuchel do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit – Shqip

by admin
Spread the love

Thomas Tuchel, mund të largohet nga pozita e trajnerit të Bayern Munchen në fund të sezonit.

Kështu raporton gazetari sportiv Florian Plettenberg.

Ai tha se vendimi u mor pas një takimi të gjatë mes kryesisë së “bavarezëve” dhe Tuchelit.

50-vjeçari u emërua në këtë pozitë në mars të vitit të kaluar, derisa sezonin e kaluar e fitoi Bundesligën.

Por, rezultatet e dobëta në kampionatin gjerman dhe Champions League, bënë që kryesia e rekordmenëve gjermanë të mendoj edhe largimin e tij.
Së fundmi, Bayern u mposht në tri ndeshje radhazi.

Fillimisht nga konkurrenti i drejtpërdrejtë për titull, Bayer Levekusen, me rezultat 3:0.

E po ashtu edhe nga VFL Bochum dhe Lazion në Champions.

You may also like