Truproja e Taylor Swift kthehet në shtëpi për t’iu bashkuar ushtrisë izraelite

by admin
Spread the love

U raportua këtë javë se një nga truprojat e Taylor Swift po kthehej në Izrael për t’u bashkuar me ushtrinë.

Ministria izraelite e punëve të jashtme ka konfirmuar tani lajmin, duke ndarë një foto të ushtarit me yllin e popit, dhe duke përdorur tekste të ripunuara nga një prej këngëve të Swift: “Hej Taylor Swift, ju premtojmë se nuk do të gjeni kurrë një tjetër si ai”.

Truproja nuk dihet me emër, por postimi thotë: “Të duam Eran”.

Rreth 360,000 rezervistë janë thirrur në ushtrinë e Izraelit që nga sulmet e 7 tetorit – shumë prej të cilëve u kthyen nga jashtë me fluturime speciale të organizuara nga qeveria izraelite.


Top Channel

You may also like