Trupi i pajetë i Prigozhini identifikohet nga gishti i prerë, mediat ruse: Ishin vendosur dy bomba në avion

by admin
Spread the love

Mes dyshime nëse Yevgeny Prigozhin ishte në avionin privat që u rrëzua mes Moskës dhe Shën Petersburgut, media ruse Telegram ka dhënë informacionin se trupi i liderit Wagner, tashmë është njohur nga gishti dallues gjysmë i prerë në dorën e majtë.

Prigozhin kishte humbur një pjesë të gishtit të tij gjatë vuajtjes së dënimit në një burg, raportoi kanali rus VChK-OGPU në Telegram. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se një komandant i lartë i organizatës paraushtarake e njohu trupin nga ky dëmtim, si dhe nënkryetarin e tij, Dmitry Utkin, nga tatuazhet e tij.

Megjithatë, ndërkombëtarisht nuk është ende e qartë nëse Prigozhin dhe disa nga togerët e tij janë vrarë dhe nëse kjo është bërë “për hakmarrje”, për kryengritjen që filloi në qershor, duke sfiduar autoritetin e Presidentit Putin.

Një zyrtar amerikan i paidentifikuar tha se ishte shumë e mundshme që Prigozhin të ishte shënjestruar, ndërsa Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se nuk kishte asnjë provë të qartë, por ekziston mundësia që ai të jetë vrarë.

Raportohet për dy bomba pranë tualetit të avionit

Ndërkohë, dy media ruse me burime sigurie brenda Kremlinit, pohuan se një ose dy bomba mund të jenë vendosur në aeroplan. Në raporte të pakonfirmuara, pretendohej se bombat ishin vendosur në pjesën e pasme të avionit, pranë tualetit.

Kjo erdhi edhe pas fjalëve të fundit të stjuardesës Kristina Raspopova, 39, e cila njoftoi në rrjetet sociale para se avioni të nisej,  se fluturimi i saj ishte vonuar për shkak të “riparimeve” të minutës së fundit. Kështu, mendohej se mjetet shpërthyese ishin vendosur gjatë kësaj periudhe, por kjo nuk është konfirmuar.

Prodhuesi i avionit u shpreh se nuk janë bërë riparime në këtë avion që nga viti 2019.


Top Channel

You may also like