Trupa famëkeqe “Wagner” po përjeton shumë humbje, zmadhohet varreza e mercenarëve rusë

by admin
Spread the love

Trupa famëkeqe ruse, “Wagner” që lufton kundër trupave ukrainase po përjeton shumë humbje.

Drejtuesi i saj, Jevgeni Prigoshin megjithatë i pranon me qetësi ato, “ata që luftojnë, vdesin nganjëherë”, thotë Prigoshin.

Sipas të dhënave të kreut të trupës së mercenarëve rusë, “Wagner”, Jevgeni Prigoshin kjo trupë vazhdon të pësojë humbje në njerëz në Ukrainë. Në një video të publikuar së fundmi nga shërbimi i shtypit të kësaj trupe, Prigoshin shihet në një varrezë, ku janë varrosur mercenarët e kësaj trupe. “Po, ajo (varreza) po rritet. Ata që luftojnë nganjëherë vdesin”, thotë ai duke shtuar, se luftëtarët e trupës janë të varrosur në varrezën e kësaj trupe. Në këtë varrezë do të ngremë një monument për gjeneratat e ardhshme, thotë Prigoshin.

Prigoshin pret fitoren e shpejtë në Bahmut

Forcat e kësaj trupe mercenarësh janë trupa kryesore që lufton në ofensivën në Ukrainën lindore, si në qytetin Bahmut, ku luftimet janë të ashpra. Në këtë qytet zhvillohen luftimet më të përgjakshme të fushatës ushtarake ruse dhe të dyja palët në luftime kanë humbje të mëdha. Por Prigoshin shprehet, se së shpejti “në tre deri në katër javë” ky qytet mund të pushtohet. Por vetëm para pak ditësh, Prigoshin kishte thënë, se Bahmut ishte pushtuar.

Autoritetet ruse që nga shtatori nuk kanë bërë më publike të dhëna të reja për ushtarët e vrarë në luftime. Në shtator 2022 Ministria e Mbrojtjes ruse kishte bërë fjalë për 5.937 ushtarë rusë të vrarë në luftime. Në këtë shifër nuk janë të përfshirë mercenarët e trupës Wagner, që nuk llogariten, pasi kjo trupë nuk është ushtri e rregullt. Sipas të dhënave nga vendet perëndimore shifra e rreth 150.000 të vdekurve nga secila palë është realiste.

Trupa Wagner u krijua në vitin 2014 dhe ka qenë e përfshirë në konfliktet në Afrikë, Amerikën Latine dhe Lindjen e Afërt. Prigoshin deri në shkurt kishte rekrutuar për disa muaj të burgosur rusë me premtimin, se pas kthimit nga luftimet ata do të amnistoheshin. /DW

 


Top Channel

You may also like