Trump pritet të dalë para gjykatës për mashtrim civil, rrezikohet perandoria e tij e biznesit – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-presidenti amerikan Donad Trump pritet të paraqitet në një gjykatë të Nju Jorkut të hënën në hapjen e një gjyqi për mashtrim civil që e vë në rrezik perandorinë e tij të biznesit.

Trump së bashku me dy djemtë e tij dhe Organizata Trump akuzohen se kanë rritur vlerën e pronave të tyre me më shumë se 2 miliardë dollarë (mbi 1 miliardë e 800 milionë euro).

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, është duke kërkuar një gjobë prej 250 milionë dollarësh (mbi 237 milionë euro), dhe që t’i ndalohet Trumpit të bëjë biznes në shtetin e tij.

Organizata Trump, mund të mbetet e detyruar të heqë dorë nga kontrolli i pronave të saj, ose të shesë disa nga momunetet e saj.

Ish-presidenti amerikan dhe të pandehurit tjerë kanë mohuar fajësinë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Trump deklaroi se po gjykohet me motive politike, ndërsa akuzohet se mbivlerësoi pronën e tij në Mar-a-Lago, Florida me 2,300% dhe pretendoi se apartamenti i tij nën çati në Kullën Trump në New Jork ishte tri herë më i madh se sa madhësia e tij aktuale.

Këto të dhëna të rreme thuhet se ai i dha për të marrë kushte më të mira për kreditë dhe marrëveshjet e sigurimit për të paguar më pak taksa.

Çështja e mashtrimit civil është një nga disa betejat ligjore me të cilat përballet ish-presidenti amerikan, duke përfshirë akuzat penale për ndërhyrje në zgjedhje dhe trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.

You may also like