Trump i “tërbuar” pas akuzave të reja: Janë maniakë, gjyq i orkestruar nga Biden

by admin
Spread the love

Donald Trump vazhdon fushatën presidenciale për zgjedhjet e 2024-ës, ndërsa prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza të reja ndaj tij, për përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

Në një fjalim përpara mbështetësve të tij Trump tha se akuzat janë një mashtrim të orkestruara nga presidenti në detyrë Biden, ndërsa prokurorin special Jack Smith e quajti një maniak

“Ne e quajmë një aktakuzë të rremë dhe, ju e dini, njeriun që po e bën atë. Unë me të vërtetë besoj se ai është i sëmurë mendor. Kjo që po ndodh është një kriminalizim i egër i gjuhës politike. Ata po përpiqen ta bëjnë të paligjshme vënien në dyshim të rezultateve të zgjedhjeve.”-tha Trump.

Më tej Trump premtoi përpara mbështetësve se ai do të pastrojë departamentin e Drejtësisë “tani krejtësisht të korruptuar”. Miliarderi u zotua të emërojë prokurorin e tij të posaçëm, për të ndëshkuar “të gjitha aktet e shtrembëruara, përfshirë ryshfetet… që shkojnë në arkat e familjes së Biden”.

 “Joe Biden është presidenti më i paaftë dhe më i korruptuar në historinë e Shteteve të Bashkuara. Familja e krimit të Biden mori para nga Kina, Ukraina, Rusia dhe shumë e shumë vende të tjera. Dhe tani sa herë që fakte të reja për korrupsionin e Bidenit dalin në dritë, pasardhësit e tij më akuzojnë për krime”.

Trump, të enjten, pasi u njoh me akuzat e reja, në rrjetin e tij social Truth nuk ngurroi të bënte një postim ku shkruante: “Nëse vini pas meje, unë do të vij për ju”. Kjo u mor si kërcënim për dëshmitarët nga prokurorët e çështjes, por sipas ekipit të Trump ajo i drejtohej vetëm rivalëve të tij politikë.


Top Channel

You may also like