Trump akuzon rivalin republikan Ron DeSantis se ka shpërndarë fletushkat ‘Ku është Melania?’ (fotot)

by admin
Spread the love

Donald Trump ka akuzuar sot rivalin e tij republikan të presidencialeve Ron DeSantis se është porositësi i fletushkave që shpallnin ‘të humbur’ gruan e tij Melania Trump teksa rivaliteti humoristik u përhap sot dhe në një ndeshje futbolli në universitetin e Iowa.

Ish presidenti postoi në rrjetin e tij social një shënim nga aleatja Laura Loomer e cila akuzon guvernatorin e Florida se po vë në lojë çiftin Trump.

Në ndeshjen universitare të futbollit Iowa-Iowa State raportohet se ishin shpërndarë fletushka ku ngrihej pyetja për ish-zonjën e parë ‘Where’s Melania?’

Madje dhe një avion fluturonte mbi kolegjin në fjalë duke tërhequr një pankartë të madhe ku gjithashtu shkruhej ‘Ku është Melania?’

Menjëherë nisën spekulimet se grupi i DeSantis ishte përgjegjës dhe aleatët e Trump nisën kudo të fajësojnë guvernatorin e Florida në rrjet.

Disa spekulonin se grupi DeSantis po kundërpërgjigjej ndaj fushatës së Trump me avionin që fluturonte në panairin e Iowa në verë, ku shkruhej ‘Bëhu i pëlqyeshëm, Ron!’

Batuta e Trump i referohej zhurmave se DeSantis qëndronte i palëvizur gjatë fushatës dhe nuk përçonte emocione te votuesit.

Kësaj radhe ish-presidenti doli në mbrojtje të gruas së tij, e cila nuk është parë në publik thuajse prej një viti.

Trump i bënte jehonë komentit të Loomer duke akuzuar DeSantis se po inkurajonte banorët e Iowa të ngacmonin ish-zonjën e parë, çka ai e quante “të përçmueshme dhe pa klas”.

Në fletushkat e shpërndara shkruhej: ‘Kush e ka parë këtë grua? Ku është zonja e parë? Mos po e fsheh Donald Trump? Na ka marrë malli. Nëse gjendet, telefononi në 561-832-2600.’

Megjithse ka kohë që nuk është parë në publik, Melania ka thënë se mbështet kandidaturën e bashkëshortit për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Herën e fundit ajo është parë në nëntor të vitit të shkuar kur Trump njoftoi zyrtarisht kandidaturën nga Mar-a-Lago, Florida.

Ajo nuk ka qenë përkrah Trump bënë paraqitjet e tij të shumta ligjore sivjet dhe as në fjalimet e fushatës me mbështetësit.

Gjatë verës ajo raportohet se është parë në New York duke dalë për punë me të birin Barron.

Në kontrast me të, Casey DeSantis është parë shpesh përkrah Ron teksa ai vijon betejën elektorale me Donald Trump për nominimin presidencial të republikanëve.

Trump sidoqoftë udhëheq në sondazhe me 10 përqind më shumë se de Santis.

Arta të dy ishin parë në një ndeshje futbolli amerikan në gusht, ku Trump ishte ulur në një ndarje të veçantë, ndërsa  DeSantis qëndronte me guvernatorin e Iowa, Kim Reynolds.


Top Channel

You may also like