‘Tronditet’ Kiara Tito, ndjekësit e bojkotojnë në rrjete sociale. Ja sa followers ka humbur moderatorja (FOTO)

by admin
Spread the love

Emri i Kiara Titos është pa diskutim ndër emrat më të lakuar të momentit në thuajse të gjitha mediat rozë shqiptare. Pas debatit me Luizin dhe ‘gjyqit publik’ kundrejt tij mbrëmjen e kaluar gjatë spektaklit, fansat i janë kundërvënë moderatores, teksa këtë e kanë treguar edhe në rrjete sociale.

I gjithë debati gjatë orëve të fundit është spostuar në rrjete sociale, ku incidenti mes Luizit dhe Kiarës, i ndodhur dy ditë më parë ka sjellë edhe ofendime të forta nga ana e ndjekësve, të cilët kërkojnë edhe largimin e moderatores nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Që prej spektaklit të kaluar, ku Kiara numëronte afro 580,000 ndjekës, Instagramit të tij vetëm po i largohen ndjekësit. Në më pak se 24 orë nga spektakli i djeshëm dhe qëndrimi i mbajtur nga Kiara, moderatorja numëron tashmë rreth 20 mijë followers më pak në Instagram.

Duke marrë në konsideratë që moderatorja vijon t’i mbajë qëndrim Luizit, duket se trendi i uljes së ndjekësve do të vazhdojë. Sidoqoftë, kjo mbetet për t’u parë.

You may also like