Trondit media malazeze: Majlinda Bregu nën hetim nga Zyra Europiane kundër Mashtrimit

by admin
Spread the love

Zyra Europiane kundër Mashtrimit (OLAF), një mekanizëm i Bashkimit Europian po zhvillon hetime për verifikimin e parave që janë dhënë nga Unioni dhe mënyrën se si janë shpenzuar.

Ndërkohë media malazeze, “Vijesti” shkruan se pjesë e këtyre verifikimeve është dhe Majlinda Bregu si kryesuese e organizatës RCC (Regional Cooperation Council – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal), një organizatë e krijuar nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore në vitin 2008, me qëllim të shpallur drejtimin, monitorimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Sipas medias, Bregu dyshohet se ka ndërhyrë në garën e tenderave, teksa pretendohet se në një prej tyre, ka favorizuar një kompani shqiptare që nuk ka kaluar “Komisionin e Brendshëm”, në vend të kompanive të tjera nga rajoni që plotësonin kërkesat.

Tjetër tender është dhe organizimi i konferencave në rajon, si dhe për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve. “Vijesti” shkruan se as Majlinda Bregu dhe as sekretariati i “RCC” nuk iu përgjigjën kërkesës për detaje për dokumentacionin, tenderat dhe procedurat e prokurimit publik.

Artikulli i plotë:

Hetuesit nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) hynë në ambientet e Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në Sarajevë javën e kaluar, si pjesë e një hetimi mbi mashtrimin e pretenduar të tenderëve dhe dyshimet për parregullsi të tjera në punën e organit ekzekutiv të kësaj organizate ndërkombëtare, anëtare e së cilës është edhe Mali i Zi, mëson “Vijesti” nga dokumente dhe diplomatike dhe burime të afërta me hetimin.

Në qarqet diplomatike spekulohet se hetimi i OLAF, i cili nisi në mars të këtij viti, po kontrollon nëse janë keqpërdorur disa qindra mijëra euro gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit për shkak të shkeljes së procedurave për prokurimin publik të mallrave dhe shërbimeve dhe korrupsionit të mundshëm.

Në një nga tenderët e kontestuar për shërbime konsulence, pretendohet se menaxhmenti i sekretariatit të KBR-së, i drejtuar nga ish-politikania shqiptare Majlinda Bregu që prej janarit 2019 , ka urdhëruar që kontrata t’i jepet një kompanie nga Shqipëria që nuk ka kaluar renditjen e komisioni i brendshëm, dhe jo një nga dy kompanitë nga vendet e tjera të rajonit që plotësonin kërkesat.

Dyshohet se po shqyrtohet edhe rregullsia e disa tenderave të tjerë, përfshirë organizimin e konferencave në rajon, si dhe për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve. Gjithashtu thuhet se dhënia e granteve është nën vëzhgimin e hetuesve të OLAF.

You may also like