Trondit Dele Alli: 7 vjeç fillova duhanin, ndërsa 8 vjeç merresha me drogë

by admin
Spread the love

Mesfushori i Everton, Dele Alli së fundi ka zbuluar detaje “tronditëse” nga fëmijëria e tij.

Ndërsa u kthye në Angli pas përvojës në Turqi me Besiktashin, 27-vjeçari ka zgjedhur të zbulojë se si ka qenë jeta e tij.

“Kur isha gjashtë vjeç më ngacmonin shumë. Në moshën shtatë vjeçar kam filluar të pi duhan dhe më pas tetë vjeç kam filluar të merrem me drogë. Në moshën 12-vjeçare jam birësuar dhe që atëherë gjërat ndryshuan, pasi u adoptova nga një familje fantastike.”-tha ai.

Një fëmijëri traumatike për futbollistin anglez, i cili më pas u përpoq të ndryshonte jetë dhe të ishte në top ligat e futbollit europian./ Shqip


Top Channel

You may also like