Trepça triumfon bindshëm ndaj Istogut

by admin
Spread the love

Skuadra e Trepçës pa telashe ka triumfuar ndaj Istogut në ndeshjen e xhiros së 22-t të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të dielën, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça e mposhti bindshëm Istogun me shifrat 140:48. Në fakt, Trepça ka dominuar gjatë tërë ndeshjes dhe vazhdimisht ishte në epërsi.

Në çerekun e parë, Trepça i dha fund dilemës së fituesit, pasi këtë periudhë e fitoi me rezultatin 31:9.

Me këtë fitore, Trepça forcohet në krye të tabelës me 42 pikë derisa Istogu mbetet i fundit me 23 pikë të tubuara.

Devonte Upson me 23 pikë e 9 kërcime ishte më efikasi te Trepça, ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe Drilon Hajrizi që pati 19 pikë kurse Mikaile Tmushiq shtoi 16 pikë. Donat Rexhepi me 18 pikë dhe Orges Shatri me 13 pikë, ishin më të dalluarit tek Istogu.

You may also like