Treni përplas një makinë në fshatin Ramanli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Një aksident hekurudhorë ka ndodhur pasditen e sotmen në fshatin Rramanli, të Kumanovës. Treni ka goditur një vetur me targa të huaja. Sipas informacioneve të para dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore gjatë aksidentit në hekurudhë, dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Ndërsa,  akoma nuk është bërë e ditur se sa persona kanë qenë brenda makinës dhe se cilat kanë qenë shkaqet e aksidentit.  Për detajet rreth aksidentit priten informacione më të hollësishme nga Ministria e Punëve të Brendshme.


You may also like