Treni merr përpara punëtorët në Itali, ecte me 160 km/h, viktimat, zvarrë nëpër trase!

by admin
Spread the love

Pesë punëtorë hekurudhorë humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali. Incident ii ndodhur pak pas mesnatës ka tronditur vendin fqinj.

Punëtorët, të moshës 22 deri në 52 vjeç, po ndërronin një pjesë të shinave pranë Torinos kur u goditën nga treni që udhëtonte me 160 km në orë. Vetëm dy persona arritën të shpëtonin mrekullisht.

Të gjithë ata ishin duke punuar në linjën mes Torinos dhe Milanos, kur treni bosh i pasagjerëve kaloi nëpër stacionin Brandizzo, duke lënë pesë prej tyre të vdekur në vend. Viktimat, punonjës të kompanisë Sigifer janë identifikuar tashmë që të gjithë. Policia ka nisur menjëherë hetimet mbi ngjarjen rëndë.

Dy të mbijetuarit janë në spital në gjendje shoku dhe po mbahen nën vëzhgimin e mjekëve. I tronditur thellësisht është dhe drejtuesi i trenit i cili u dërgua në shtëpi me autoambulancë e shumë shpejt, pritet të merret në pyetje.

Në një deklaratë, rrjeti hekurudhor italian (RFI) shprehu “dhimbjen e thellë” për incidentin dhe përcolli ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që humbën jetën. Disa nga viktimat sipas shtypit vendas, janë tërhequr zvarrë nëpër binarë. Kryetari i bashkisë Brandizzo, një qytet i vogël në veri-lindje të Torinos, tha se do të priste deri në përfundimin e hetimit, por nuk përjashton mundësinë e një gabimi në komunikim.

Fotot e pesë punëtorëve që humbën jetën nga përplasja me trenin


Top Channel

You may also like