Trençevska me një delegacion në Stokholm për vizitë studimore për barazinë gjinore

by admin
Spread the love

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska prej sot e deri më 6 maj do të kryesojë një delegacion shtetëror për vizitë studimore në Stokholm, qëllimi i të cilës është shkëmbimi i përvojave dhe praktikave në zbatimin e politikave për barazi gjinore.

Vizita është e organizuar si pjesë e projektit “Shërbime këshilldhënëse për përfshirje në perspektivën gjinore në administratën e Maqedonisë së Veriut në nivel qendror” – Fondi i Barazisë Gjinore.

“Vizita studimore duhet të ndihmojë në kuptimin e institucioneve të Suedisë të cilat janë të përfshira në dizejnimin, zhvillimin, ndjekjen dhe evaluimin e politikave rinore. Përmes shkëmbimit të përvojave, delegacioni do të ketë mundësi që t’i identifikojë praktikat e mira, tu përgjigjet sfidave dhe në mënyrë plotësuese t’i rrisë kapacitetet e tyre, aftësitë dhe t’i njohë mënyrat e reja për integrim gjinor”, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në delegacion bëjnë pjesë Drita Abdiu Halili, sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Vesna Ivanoviq – Kastared, shefe në Zyrën e UN Woman në Shkup, dhe përfaqësues nga këto tre institucione (MPPS, SÇE dhe Zyra e UN Woman).

Trençevska dhe delegacioni do të realizojnë takim me përfaqësues të SIDA; Paulina Brandberg – ministre e Barazisë Gjinore dhe Punës e Suedisë; përfaqësues nga Asociacioni Suedez i Autoriteteve Lokale dhe Rajone; Maria Sundin dhe Migel Palm – këshilltarë të BE-së në Sekretariatin për koordinim në parlamentit suedez për BE; Kenet G Forsllund – zëvendëskryetar i parë i Parlamentit të Suedisë.

Siç njoftoi MPPS, delegacioni do të ketë takim edhe me zëvendëskryetaren e Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian, Matilda Ernkrans dhe me Helena Vilhelmson, anëtare e Komisionit për Tregun e Punës dhe anëtar i Grupit Menaxhues të bashkëpunimit parlamentar për zhvillim demokratik.

“Delegacioni do ta vizitojë edhe Qendrës Kombëtare për Njohuritë për Dhunën e Burrave ndaj Grave n[ Universitetin në Ypsallë”, njofton MPPS në kumtesë.

You may also like