Tre vjet nga rasti i parë i koronavirusit në Maqedoni

by admin
Spread the love





Më 26 shkurt 2020 u regjistrua rasti i parë me koronavirus COVID në Maqedoninë e Veriut.

Atëkohë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipce njoftoi se ishte një grua 52-vjeçare që mbërriti nga Italia, një vend që i prekur tejmase nga koronavirusi.

Nga 26 shkurti i 2020 deri më 20 shkurt 2023 janë regjistruar gjithsej 346.852 raste të koronavirusit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik, përcjell INA.

Nga këto, 165.374 janë meshkuj dhe 181.478 pacientë femra. Shumica e rasteve janë mbi 60 vjet- 88, ndërsa sëmundshmëria më e lartë është regjistruar në grupmoshën prej 30-39 vjeç.

Deri më tani, nga ky virus jetën e kanë humbur 9 662 veta. Shumica e të vdekurve janë burra – 59 përqind, dhe për sa i përket moshës mbi 60 vjeç.(INA)







Artikulli paraprakStresi: Prindërit s’ishin dakord të hyja në BBVK, por unë braktisa lëndët narkotike e alkoolin (VIDEO)
Artikulli tjetërDetaje për tragjedinë në Ilinden të Shkupit




You may also like