Tre skautë të Besiktasit së bashku me trajnerin e njohur nga Kosova prezent në ndeshjen e Kosovës

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Kosovës u-21 është duke e zhvilluar ndeshjen kundër Republikës së Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro21”.

Tre skautë dhe trajneri me lincencë të UEFA, Ardian Sallahu janë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të vëzhguar disa futbollistë të Kosovës, raporton Insporti.

Bilim Bayram, Kisa Serhat dhe Shaqir Rexhepi së bashku ne Sallahun janë sonte me mision special.

Sallahu, trajner kondicional me licencë të UEFA është nikoqir i tre skautëve në këtë ndeshje.

Ndeshja ka filluar nga ora 19:00.

Skauti Rexhepi, është vëllai i trajnerit Xhengis Rexhepit. Xhengisi ishte trajner i disa skuadrave të Superligës së Kosovës në të kaluarën.

You may also like