Tre ndeshje radhazi pa fitore, Migen Memelli largohet nga Skënderbeu

by admin
Spread the love

Tre ndeshje radhazi pa fitore në Kategorinë e Parë janë shumë për Skënderbeun që pretendon të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar. Për këtë arsye pasojat kanë rënë mbi trajnerin Migen Memelli i cili nuk do të jetë më në krye të detyrës.

Sipas burimeve pranë Oversport, trajneri i korçarëve nuk do të jetë më në krye të stolit. Memelli nuk i ka mbushur pritshmëritë që drejtuesit e klubit kishin dhe Skënderbeu është tetë pikë larg kryesuesve të Flamurtarit dhe Dinamos.

Aktualisht Skënderbeu ndodhet në kuotën e 13 pikëve me 9 ndeshje të zhvilluara (1 ndeshje më pak se ekipet e tjera). Në tre ndeshjet e fundit korçarët janë mposhtur nga Korabi si dhe kanë barazuar me Flamurtarin dhe Besëlidhjen. Edhe sfida ndaj Dinamos është ndalur në barazim, një tregues që Skënderbeu nuk po fiton dot përballë pretendetëve kryesorë për t’u ngjitur në “Abissnet Superiore”. /oversport.tv

You may also like