Tre marinsa të rinj gjenden të vdekur në makinë pranë bazës së tyre në SHBA (fotot)

by admin
Spread the love

Tre të rinj ushtarakë të Marinës së SHBA janë gjetur të vdekur brenda makinës së tyre në një pikë karburanti pranë bazës ‘Camp Lejeune’ në Karolinën e Veriut, njoftonin autoritetet, duke shtuar se ngjarja ka ndodhur nga helmimi me monoksid karboni.

Zyrtarët thanë se telefonata që çoi në zbulimin tragjik të së dielës në Jacksonville erdhi nga nëna e një prej viktimave, shkruan rrjeti vendas Daily News.

Në telefonatë gruaja ankohej se djali i saj nuk ishte paraqitur në fluturimin drejt shtëpisë  në Oklahoma siç bënte zakonisht.

Zyrtarët e sherifit zbuluan pak më vonë tre djemtë brenda një veture në parkingun e pikës së karburantit Speedway Convenience Store, të gjithë të vdekur.

Autoritetet nuk thanë nëse besonin se vdekja ishte aksidentale apo nëse kishte elemente dyshimi.

Të tre viktimat kishin rangun ‘korporal’, dhe u identifikuan si Merax Dockery, 23 vjeç, Tanner Kaltenberg, 19, e Ivan Garcia, 23 vjeç.

Zyrtarët thanë se ata u shpallën të vdekur nga “një autoritetet kompetent mjekësor” dhe se çështja po hetohet ende nga autoritetet.

Komandanti Michael McWilliams tha se shprehte “ngushëllimet e simpatinë më të thellë për familjarët, miqtë kolegët” për marinsat që kishin ndërruar jetë.

“Ne po fokusohemi në dhënien e mbështetjes për të gjithë të prekurit nga kjo humbje tragjike teksa përpiqen të kalojnë këtë kohë të vështirë”.


Top Channel

You may also like