Tre lojtarë nga të rinjtë dhe një 40-vjeçar titullar, ja si rreshtohet Milani në duelin e Kupës së Italisë ndaj Kaljarit

by admin
Spread the love

Do të startojë në orën 21:00, dueli mes Milanit dhe Kaljarit, i vlefshëm për raundi ne 1/8-ave të Kupës së Italisë.

Kuqezinjtë e Piolit vijnë me ndryshime të shumta në formacion, teksa nga minuta e parë aktivizohen 3 lojtarë nga ekipi i të rinjve, Jimenez, Simiç dhe Traore, teksa porta i është besuar 40-vjeçarit Mirante.  

Vendin e titullarit gjithashtu e ka fituar në këtë përballje edhe talenti Romero, i cili do të kërkojë të lerë gjurmë për të fituar besimin e trajnerit. Ndërkohë në krahun tjetër, trajneri Ranieri nuk ka preferuar të bëjë ndryshime radikale në formacion, teksa shpreson të surprizojë kuqezinjtë.  

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet zyrtare

PANORAMASPORT.AL

You may also like