Tre kandidatë potencial për stolin e “Dardanëve”

by admin
Spread the love

Javët e ardhshme janë vendimtare për Kombëtaren e Kosovës, sa i përket postit të selektorit.

“Dardanët” do të jenë pa selektor kur do të tërhiqet shorti për Ligën e Kombeve të enjten mbrëma në Paris.

Megjithatë, emri i selektorit të ri të Kosovës, do të zyrtarizohet në fillim të muajit të ardhshëm, pasi ai do ta udhëheq ekipin në ndeshjet miqësore me Armeninë dhe Hungarinë që luhen në fund të marsit.

Lista është ngushtuar në tre kandidatë tashmë, që të tre gjermanofolës. Emri i fundit, është ai i trajnerit Franco Foda, i cili sipas mediumeve austriake veçse ka qenë në Prishtinë dhe ka folur me krerët e FFK-së.

Foda ka qenë selektor i Austrisë prej vitit 2021 deri në vitin 2022, ndërsa këtë ekip arriti ta kualifikoj në “Euro 2021”.

Së fundmi, Foda ka qenë trajner i Zuerichut por që u largua në shtator të vitit 2022 për shkak të rezultateve të dobëta.

Para Fodas, kandidatë potencial për ta marrë drejtimin e Kosovës, gjithashtu janë përmendur edhe Bruno Labaddia dhe Andre Breitenreiter.

Labbadia prej vitit 2003 është në zejen e trajnerit dhe ka drejtuar skuadra të Bundesligës, ndërsa ekipi i fundit që e ka udhëhequr ishte Stuttgarti.

Ai u largua nga Stuttgarti në vitin e shkuar, ndërsa ka punuar edhe te Herta e Berlinit, Wolfsburgu, Hamburgu e Bayer Leverkuseni.

Edhe Breitenreiter sikurse Labbadia ka punuar si trajner në nivel klubesh dhe kryesisht në Gjermani.

Krahas ekipeve Paderbon, Schalke, Hannover e Hoffenheim, Breitenreiter ka qenë edhe në krye të skuadrës së Zuerichut.

Ai me Zuerichun ka fituar titullin e kampionit, ndërsa nga Hoffenheimi u largua në vitin e shkuar. Kosova është pa selektor prej nëntorit të vitit të shkuar kur sllovenit Primozh Gliha i skadoi kontrata më të përfunduar cikli eliminator për “Euro 2024”.

Gliha ishte i përkohshëm në këtë post, pasi zëvendësoi francezin Alain Giresse. Në kualifikimet për Evropianin e këtij viti, Kosova përfundoi e parafundit në grupin e saj.

You may also like