Tre futbollistë të Llapit në radarin e Slavia Pragës

by admin
Spread the love

Skuadra e njohur nga Çekia, Slavia Praga, ka shprehur interesim për tre futbollistë të Llapit, ka njoftuar të premten klubi nga Podujeva.

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, të premten ka zhvilluar një takim me drejtorin sportiv të Slavia Pragës, Jiri Bilek, menaxherin kroat, Milan Martinoviq si dhe me menaxherin shqiptar në Çeki, Agim Saraçi. Janë diskutuar detaje rreth bashkëpunimit mes Slavia Pragës dhe Llapit, ka njoftuar klubi kosovar.

Llapi nuk ka njoftuar se për cilët lojtarë bëhet fjalë.

Skuadra e Llapit është duke garuar për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës. Llapjanët janë në krye të tabelës me 54 pikë të grumbulluara. Ballkani renditet në vend të dytë me një pikë më pak, kurse në vend të tretë është Drita me 51 pikë.

Të dielën Llapi e pret skuadrën e Dritës.

 

You may also like