Traversa ndal Redon Xhixhën, “poker” i Fiores në Conference League

by admin
Spread the love

Janë zhvilluar sot duelet e para të raundit të 1/16-ve në Conference League. Fiorentina fitoi 0-4 në Portugali kundër Bragës, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Takimi që u transmetua në Shqip, u zhbllokua në minutat shtesë së pjesës së parë. Luka Jovic dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Vendasit mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të brazilianit Tormena (55’). Luka Jovic realizoi golin e dytë pesë minuta më vonë.

Fiorentina realizoi edhe golin e tretë me Arthur Cabral (79’). Sulmuesi brazilian dhuroi “show” me ekzekutimin e tij. Cabral gjeti golin e dytë personal në minutën e parë shtesë.

Qarabag iu fal golit të Leandro Andrade (78’) për të thyer 1-0 belgët e Gentit. Përpara se të zhbllokonin takimin, vendasit humbën një penallti me Ramil Sheydayev (52’).

Redon Xhixha debutoi në Conference League me Qarabagun. Sulmuesi kurbinas u fut në fushë në minutën e 79’. Dy minuta përpara fundit, traversa i mohoi festën e golit të parë me ekipin azer, ndërkohë që humbi një rast edhe në minutën e pestë shtesë.

I njëjti rezultat u regjistrua edhe në ndeshjen Trabzonspor-Basel. Turqit fituan 1-0 falë golit të Jens Stryger Larsen (65’). Maximiliano Gomez shënoi golin e dytë për Trabzonsporin, por VAR-i e anuloi.

Ndërkohë, Bodo/Glimt-Lech Poznan nuk prodhoi asnjë gol dhe u mbyll në barazim 0-0.


Top Channel

You may also like