Transferimi te PSG? Donnarumma: Buffon e bëri zgjedhjen time më të lehtë

by admin
Spread the love

Gigio Donnarumma ka dhënë një intervistë të gjatë për prestigjiozen britanike “Telegraph” në të cilën ka zbuluar ndikimin e Gigi Buffon në zgjedhjen e tij për t’iu bashkuar PSG-së.

“Edhe kur ishte ende këtu, ai më fliste për klubin, ai gjithmonë fliste shumë mirë për klubin, për PSG-në, për historinë, për Parisin si qytet dhe e gjithë kjo padyshim që e bëri zgjedhjen edhe më të lehtë”, shpjegoi ish-portieri i Milanit.

“Ata më kanë ndjekur për një kohë të gjatë, ata gjithmonë më kanë bërë të ndihem i rëndësishëm. E dija që të gjithë këtu kishin shumë besim tek unë, kështu që zgjodha PSG-në sepse është një mjedis i jashtëzakonshëm. Ka një ekip të jashtëzakonshëm, ambicie të mëdha, kështu që të gjitha këto gjëra e bënë PSG-në pjesë të fatit tim”.

“Tani e kam zakon të stërvitem me Messin, Mbappen dhe Neymarin dhe bëj më të mirën për ta bërë golin sa më të vështirë”, vazhdoi Gigio. Është e qartë se njerëzit kanë pritshmëri të mëdha prej nesh. Por le të themi se e përballojmë mirë këtë presion, e dimë se mund të bëjmë gjëra të mëdha, por jemi të qetë, punojmë mirë dhe punojmë shumë së bashku për të arritur sa më larg që të jetë e mundur dhe ndoshta për të fituar Champions Leaguen”. /oversport.tv

You may also like