Trajneri që mundi Argjentinën në Botëror: CR7, drita diellit në Arabinë Saudite

by admin
Spread the love

Trajneri i Arabisë Saudite që nga korriku 2019, francezi Hervé Renard, 54 vjeç, në një intervistë me RMC, deklaroi se “ndikimi mediatik” i mbërritjes së Ronaldos në futbollin saudit është “diçka e papërcaktuar, një dritë ose më saktë drita e diellit në Arabinë Saudite, gjë që do të lejojë që vendi të jetë më shpejt në qendër të vëmendjes ndërkombëtare”.

Objektivi i krijimit të kushteve për organizimin e Kupës së Botës 2030, në partneritet me Egjiptin dhe Greqinë, nënkupton, sipas trajnerit që udhëhoqi sauditët për të triumfuar ndaj Argjentinës në Kupën e Botës, se “gjithçka do të bëhet në një shkallë të gjerë në mënyrë që vendi të rikthejë një imazh paksa të njollosur”.

Kur u prezantua tek Al Nassr, Ronaldo zbuloi se kishte marrë ftesa nga katër anët e planetit, por zgjodhi Arabinë Saudite.

“Isha i befasuar nga vendimi i tij? Jo, në asnjë mënyrë. Sot Arabia Saudite është një nga ato vende të pakta në botë që arrijnë të tërheqin një numër të madh njerëzish të famshëm ndërkombëtarë. Është një hapje drejt një destinacioni të ri, vendi do të shpenzojë shumë para, është e vërtetë, por mund ta bëjë”, tha Renard, i sigurt se “vendi po kalon një ndryshim të madh, rreth 70 për qind e popullsisë janë të rinj, transformimi kulturor është i dukshëm”.

“Fitorja ndaj Argjentinës në Katar tashmë kishte dhënë një shtysë të madhe dhe afrimi i Ronaldos është diçka e madhe për vendin. Sa lojtarë mund të kenë një ndikim kaq të fortë sa Ronaldo? Jo shumë, ndoshta Mbappé, Messi, për sa i përket promovimit dhe imazhit. Ata hodhën shumë para, nuk ishte e nevojshme që unë të kontaktoja Ronaldon për ta bindur”, shtoi më tej ai.


Top Channel

You may also like